Home Kronike “Flutura në k...

“Flutura në kabinën e qeverisë”, Ina Zhupa flet për “epitetin” e vendosur ndaj deputetes

156
0

Përçarja e PD-së, shihet edhe në Komisionet Parlamentare. Deputetja demokrate Ina Zhupa, tregon arsyen përse e quajti Flutura Açkën me epitetin “Flutura në kabinën e qeverisë”. Zhupa tha se deputetja Açka ka votuar pro buxhetit të qeverisë dhe kjo sipas saj është arsyeja që ajo e ka thirrur me këtë epitet, duke shtuar se ka publikuar edhe videon për të treguar vërtetësinë e “akuzës”.

“Unë dua që kohën mediatike ta harxhoj duke bërë opozitë, siç kam bërë edhe sot. Uroj nga zonja Açka të mos ketë përsëritje dhe të bashkohemi e të bëjmë opozitë. Të bëhet opozitë me fakte e prova në çdo seancë parlamentare.

Gjithsecili ka dëshirat e veta. Unë nuk doja t’i jepja më shumë vëmendje kësaj përplasjeje me Açkën. Kam postuar edhe një video ku zonja Açka voton pro buxhetit të PS-së, pro buxhetit të qeverisë.

Për mua kanë më shumë rëndësi të gjitha çështjet që trajtuam bashkë, zgjedhjet lokale të 14 majit. Zgjedhjet e 14 majit na vënë përballë alternativës që të shkojmë te shqiptarët me kandidatët më të mirë. Ne këtë po bëjmë. Nuk i mbushim dot mendjen çdo individi të na bashkohen”, tha Zhupa për Panorama TV.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit