Home Forum Flutura shyqy...

Flutura shyqyr që paske shpëtuar, nuk i kisha njohur dy për*indëshat

489
0

Nga: Agron Gjekmarkaj

Mikes time Flutura me merak! E dashur Flutura shyqyr që ke shpëtuar! Paske qënë në rrezik të madh. Shihja nga larg lajmet dhe me zu një i fortë merak! Pyetja e parë që më erdhi në mendje…në cilin spital ështe shtruar, do vija me vrap për solidaritet dhe gati në gojë kisha deklaratën e distancimit nga akti. Më thanë, jo nuk është aq keq e u gëzova. Pastaj duke gjykuar nga zhurma me dhimbje doja të mësoja sa plagë ka marrë duke mallkuar veten se në çfarë vendi jetojmë!

Përsëri doja të të shprehja mbeshtetje. Per fat me thanë s’ka marrë asnjë. Eh faleminers Zot thashë se do lendohesha shpirterisht. Po përsëri diçka nuk me bindte. Statusi i zonjës kryetare dje ma shtoi xanxen, artikujt pa fund për dhunën e Gaz Bardhit dhe Mul Nokes….sot lotët e qashter të zonjës Etilde dhe Merite në emer të “aleances se grave deputete”, protesta e dy grave të Lulit, me shkaktuan mornica. Besova u ndy Bota.

Nuk po më ndahej brenga hyra ne youtube… me zemër të thyer. Dyshimi që nuk i paskam njohur mirë dy perbindëshat që dhunojnë gra, Gazin dhe Mulin me gërryente!
Kërkova sa munda: pashë tension politik, fjalë të nxehta në ajer.Dëgjoja Gazin që thoshte mos këtu e mos aty, pashë Mulin që kapi vetëm një mikrofon….dhe prapë fjalë e vetem fjalë. Për të keqin fat jemi në këtë realitet krijuar nga ata që po të mbrojnë me kaq patos.
Natyrisht unë së bej as kaq . Nuk i përgëzoj kolegët por meqënëse Opozita është në protestë,etike mbetet që protesta të mos provokohet, aq më tepër që në ato zyra kemi hyrë me vota demokratesh.

Nejse, llafet i merr era po falë Zotit qënke mire dhe e pacënuar, pra s’ka patur atë hata që në fillim më shkaktoi rrënqethje ! Të tjerat për ne qe vimë nga letersia i dimë, i njohim dhe i quajmë imagjinatë për subjekte të reja. Monotonia e politikës shpesh ty të çon drejt romaneve, mua drejt satirave. Por edhe më kaq mbështetjen time për trazimin që ke plsuar e ke.

Le të bëhemi bashkë se boll argëtuam dynjanë. Në fund unë besoj në të drejten tënde të mendosh dhe të veprosh ndryshe e cila është e mbetet e pacënueshme por pa e tejkaluar të drejten sa ndryshimi i natës me ditën, sa fjala të quhet dhunë. Për fjalën në gjaknxehtesi nëse duhet mjafton të lypurit falje në menyrë të ndersjellte. Gjithçka tjetër është instrumentalizim që statura jote nuk duhet ta lejojë të ndodhë. Përqafime, Agroni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit