Bukuria e veçantë e vajzës dhe gruas shqiptare po sjell shumë turistë në Shqipëri

Nga Spartak Ngjela
Në një vend ku burrat janë të ngrysur dhe gratë janë të bukura e të buzëqeshura, koha ka ndaluar. Edhe në Shqipëri ka shumë qytete të tillë, por jo Tirana që është një tjetër gjë.
Sigurisht, fati i një shoqërie apo një populli janë vajza dhe gruaja e bukur. Sepse këto sjellin afektin artistik të së bukurës në një shoqëri të zhvilluat. Shqipëria sot i ka të dyja, por fakti është se burrat janë të ngrysur. Dhe koha ikën brenda bukurisë së vajzls dhe gruas, sepse gruaja e bukur është poezi dhe art, por, çfarë është frenimi erotik i sotëm në Shqipëri?
Është një rast i veçantë: se gruaja dhe vajza në Shqipëri, nuk janë vetëm të bukura, por kanë edhe intelekt të lartë, i cili, pasi i ka hedhur ato te letërsia dhe te filmi artistik, i ka bërë elokuente që dinë të flasin bukur, por, sidomos në Tiranë po krijohet distanca e tyre nga shoqëria me djem dhe burra. Vajzat janë tani të afruara shumë me njëra – tjetrën, sepse elokuenca në tregimet e tyre ndihet se ka karakter artistik.
Dhe sot, është pikërisht kjo bukuri e veçantë e vajzës dhe gruas shqiptare që po sjell shumë turistë në Shqipëri, sepse kritikët sot thonë që në Shqipëri është njësuar bukuria e natyrës shqiptare me bukurinë e vajzës dhe gruas shqiptare. Por vajza shqiptare nuk është shumë e afruar me turistët e huaj. Dhe ata shpesh më kanë pyetur: pse është kjo distancë e gruas dhe vajzës shqiptare me ne?
Dhe unë u kam thënë realitetin, duke u shpjeguar se: Kjo ndodh sepse këtë ftohje ndaj jush e sjell fakti që ju nuk dini shqip. E pra, është afekti i jashtëzakonshëm erotik që ka fjala dhe fjalia në gjuhën shqipe që nuk e ka asnjë gjuhë tjetër.
Të gjitha të njohurat e mia që unë i takoj kur ato kthehen në Shqipëri, më thonë: Gjithçka këtu në Shqipëri, për ne, në realitet e miqësisë apo të dashurisë, është afekti i madh erotik i fjalës shqipe në komunikimin tonë. Gjuha shqipe është art, letërsi dhe dashuri njëherësh. Por ka edhe diçka: të huajt nuk e mësojnë dot me afekrin e saj poetik fjalën dhe gjuhën shqipe. Pse? Sot filologjia moderne po thotë që: gjuha shqipe është gjuha e parë që është folur në Evropë.