Pse PD nuk flet për Zvernecin?!

Gjithë kjo zhurmë dhe përplasje për Zvernecin. Policia private që ka rrethuar me tela me gjemba krejt vendin ku do të bëhet ndërtimi në Zvernec, rrahu dhe tërhoqi zvarrë një protestues që kishte qëlluar edhe nënshtetas grek. Reagoi publiku për pamjet makaber të tërheqjes zvarrë nga policia private, edhe Greqia bëri notë proteste; drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra drejtorin e policisë së qarkut Vlorë si dhe arrestuan policin privat-dhunues; në Tiranë shoqeria civile doli para kryeministrisë në protestë.

Por vetëm PD nuk ka thënë asnjë fjalë!

Pse?! Ndonjë interes ekonomik?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ka reaguar fort deputeti i PS, Erion Braçe:

Swiss Digital Mobile Reklama

PËR NGJARJEN NË VLORË
EDHE DHUNË, E EGËR MADJE; E PAPRANUESHME, E PATOLERUESHME!
SI E TILLË ËSHTË KRIM!

1. E vlerësoj vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për të pezulluar drejtorin e Policisë në Vlorë.

Por nuk mjafton!

Aty është rrëmbyer një protestues paqësor, i cili thjesht po fliste. Në sy të Policisë, në krah të policëve, ai është goditur dhe është tërhequr zvarrë nga persona të paautorizuar dhe të panjohur nga ligji.

Drejtori i Policisë nuk ka gabuar në informacion, por ka tentuar të fshehë një fakt penal, madje të rëndë.

Për këtë duhet të mbajë përgjegjësi!

2. Në Plazhin e Dajlanit ishte njoftuar Policia se do të zhvillohej një tubim, protestë etj. Kur merr një njoftim të tillë, Policia e Shtetit ka detyrimin të marrë masa për të garantuar tubimin dhe protestën.

Drejtori i Policisë dhe strukturat në terren nuk kanë garantuar asgjë!

Madje kanë bërë edhe më keq: kanë lejuar që në vendin e protestës të ketë persona me maska, pa asnjë shenjë identifikuese, element kyç për t’i mbajtur përgjegjës në rast të shkeljes së ligjit. Për më tepër, këta persona janë shfaqur agresivë, fyes, kërcënues dhe të dhunshëm deri në acarimin e situatës. Shihini pamjet: nuk është vetëm një, por disa të tillë.

Prania e tyre dhe aktet e tyre ndaj protestuesve, si dhe mosveprimi i Policisë ndaj tyre, e çuan konfliktin në konfrontim.

Pra, drejtori i Policisë në Vlorë dhe efektivët në vendngjarje jo vetëm që nuk garantuan tubimin, por lejuan përshkallëzimin e protestës për shkak të dhunës së personave me maska.

E drejta e protestës paqësore është një e drejtë e fituar që në vitin 1990 në këtë vend dhe Policia është një prej garanteve të saj.

Në kohën që po shkruaj, mësoj se personi që goditi protestuesin është arrestuar. Në fakt, në aktin e rrëmbimit të tij ishin tre veta; me këtë që goditi u bënë katër. Mbeten edhe dy që e tërhoqën zvarrë. Po këta ku janë?

Ndërkohë, zinxhiri komandues i Policisë në Vlorë është vënë nën hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky.

Por nëse me Policinë po veprohet, a po hetohet edhe ky grup personash të veshur me të zeza?

Nëse janë roje sigurie të një kompanie të licencuar nga shteti, a mund ta gëzojnë më këtë privilegj?

Dje i panë të gjithë se nuk sollën siguri, por dhunë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?