FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotografia që bëri Botën të qajë

Ja kush ishte fotografi që bëri botën të qajë. Vajza ngriti duart lart, kujtoi se do qëllohej me armë

Fotoja e një vajze të vogël ka bërë të qajnë mijëra njerëz. Po kush fshiheshe pas kësaj fotoje? Në foto shihet një vajzë e vogël 4 vjeçare me sy të trishtuar dhe duart të ngritura lart si të kishte përballë një armë gati në të shtënë, por në të vertetë përballë saj ka qenë aparati i një fotografi.

Fotografi turk Osman Sagirli tregon që ajo ishte e tmerruar pasi mendoi se kishte armë në dorë. Ka qenë BBC Neës që ka rënë në gjurmët e fotografit për të gjetur origjinën e fotos, pasi u supozua në rrjetet sociale që mund të ishte fallco. Pas dyshimeve që në foto mund të ishte djalë, Sagirli konfirmoi që bëhej fjalë për një vajzë 4-vjeçare dhe fotoja është shkrepur në kampin e refugjatëve Atmeh në Siri në dhjetor të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka udhëtuar 10 km nga kufiri turk drejt këtij kampi bashkë me nënën dhe vëllain e motrën. “Iu afrova dhe e kuptova se ishte e tmerruar pasi menjëherë ngriti duart lart dhe kafshoi buzët”, shprehet fotografi për çastin e shkrepjes së fotos. Imazhi u botua për herë të parë në gazetën Turkiye në janar, ku Sağırlı ka punuar për 25 vjet, duke mbuluar luftën dhe fatkeqësitë natyrore jashtë vendit dhe gjatë javës së kaluar u bë gjerësisht e njohur në audiencën virale dhe perëndimore. Fotoja është hedhur në rrejtet sociale nga Nadia Ebu Shaban, një fotogazetare në Gaza, e cila më pas u shpreh për foton, “Po qaj. Është foto e trishtueshme. Humanizmi ka dështuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?