FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fuga: Kur sheh makinat luksoze apo vilat e pafundme, mendja të shkon te trafiku i drogës

Profesori Artan Fuga thotë se një pjesë e luksit të shqiptarëve, është e lidhur me trafikun e drogës.

Sipas tij, qindrat e makinave apo vilave luksoze, nuk mund të justifikohen ndryshe, po të kesh parasysh mundësitë ekonomie të shqiptarëve.

Kur sheh qindrat e makinave luksoze në Shqipëri, kur sheh vilat e pafundme të ngritura jashtë çdo mundësie ekonomike, kur sheh çmimin e hoteleve dhe restoranteve luksoze, kur sheh sasinë e tregtisë për objekte luksi, çmimet e shumë produkteve, veshjet e mjaft individëve, duhet të jesh naiv që të mos pyesësh: nga vjen kjo sasi monetare në treg në një shoqëri që ka një bazë ekonomike shumë të dobët?

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të jesh naiv që të mos supozosh se ka një sasi shumë të konsiderueshme parash që vijnë nga ekonomi informale me rendiment jashtëzakonisht të lartë, pra që nuk mund të mos kenë edhe identikitin e ekonomisë të drogës”, thotë Fuga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?