Lengarica e shqetësuar apo e mbaruar?

Kanioni i  Lengaricës ndodhet në një hapsirë territoriale që në term ligjor quhet  “territor i pashqetësuar”.  Shumë vendime për territore të ngjashme si në Parkun kombetar të Dajtit, të Karavastas të Otovës, të Karaburunit etj edhe e specifikojnë se cfare aktiviteti ekonomik mund të kryhet në këto territore, si kullotje apo mbledhje bimësh medicinale. Në rastin e Kanionit të Lengaricës dhe banjave termale të saj shtrohet pyetja: A shqetësohet Lengarica nëse uji që rrjedh nëpër të në mijra apo miliona vjet nuk lejohet më të rrjedh, por futet nëpër tunel e tuba në gjithë gjatësinë e tij? Nëse kjo pyetje do ti bëhej fëmijve në 9 vjecare përgjigja do të ishte pa diskutim “Po: Lengarica shqetësohet”. Ose sic tha publikisht në media Prof Kolaneci edhe pse i pajtuar nga kompania ndërtuese e HECit mbi Lengricë, “Kanioni i Lengaricës  mbaron”.

Kompania Austriake që ka blerë këtë koncesion nga kompania ndërmjetëse Shqiptare po përpiqet që dosjes së koncesionit ti  bëjë shtesa e modifikime për ti dhënë atij një status të pranueshëm nga ana juridike e për të ruajtur mardhëniet financiare me IFC e si dhe për ti dhënë Qeverisë Shqiptare një konfort fals në një proces të mundshëm anulimi të kërkuar  prej komunitetit tw Pwrmetit r shoqërisë civile. E gjithë kjo përpjekje  Austriake është si zbukurimi i një ndërtese ndërtuar mbi rërë e që nuk mund të qëndroj në kwmbë.

Austriakët e Lengaricës nëse do ishin ata kërkuesit e parë të interesuar për ndërtimin e HECit në Lengaricë, qysh në vizitën e parë në Kanion me siguri vetëm sa do bënin disa foto, mund të bënin dhe ndonjë zhytje në një nga banjat termale e do ta perfundonin vizitën me një drekë me mish gjahu tek klubi i Coles, duke i thënë  një  “Jo”  të madhe  project idese  për HEC në Kanion të Lengaricës, edhe pa e ditur se është territor në zonë të mbrojtur e monument natyror me ligj, pa qënë nevoja për të bërë studime e VNM-ra të sforcuara, sic kanë bërë e po bëjnë tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër devijimi i rrjedhjes natyrale të ujit si ky në kanion të Lengaricës,  në tunele e tuba për 8 km gjatësi  do të ishte i vështirë për tu pranuar edhe ne cdo zonë tjetër, duke ditur se në jerarkinë e menaxhimit të lumenjve edhe në linjë ndërkombëtare nuk është shfrytëzimi për energji në krye, por uji pishëm, ujitja, vlerat holistike të ekosistemit e më pas energjia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lengarica është tepër e shqetësuar. Nuk është vetëm detyrë e përmetarëve ta qetsojnë atë. Së pari, detyrë e Qeverisë, që duhet ta lexoj mirë ligjin, si dhe të dëgjoj Përmetarët, që e duan Lengaricën sic ka qënë në jetë të jetëve,  të pa tjetërsuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?