Përfundon në burg. Përndiqte gazetaren Jonida Shehu: “Pse nuk buzëqesh”?

Një 33­-vjeçar është vënë në pranga të shtunën nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për përndjekjen e gazetares jonida shehu për dy vite me radhe. I arrestuari është Saimir Qefalia. Ai është vënë në pranga pas një kallëzimi që ka bërë për përndjekje gazetarja 33-­vjeçare, shkruan sot e përditshmja “Panorama”. Burimet thanë se për dy vite rresht ai i ka dërguar mesazhe në rrjetin social “Facebook” gazetares Shehu, duke i shkaktuar shqetësim të vazhdueshëm. Pasi ka pritur afro dy vite që personi që e bezdiste të hiqte dorë nga mesazhet, Jonida Shehu ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë Policisë, kur ka kuptuar që i dyshuari nuk kishte ndërmend të ndërpriste mesazhet. Për këtë arsye, ajo ka printuar të gjitha mesazhet që ai i ka dërguar në “Facebook” për dy vite rresht dhe i ka dorëzuar në Komisariatin nr.1, bashkëngjitur kallëzimin me shkrim që ajo ka bërë për përndjekje. Burimet thanë se i dyshuari i dërgonte mesazhe shqetësuese gazetares thuajse çdo ditë, por numri më i madh i mesazheve ishte pas çdo puntate të emisioneve që ajo drejtonte në televizionet “Ora News” dhe aktualisht në “Top Channel”. Frazat që përsëriteshin më shpesh nga i arrestuari pas emisioneve që drejtonte gazetarja Shehu, ishin ngacmuese dhe shqetësuese. Një ndNjë 33­-vjeçar është vënë në pranga të shtunën nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për përndjekjen e një gazetareje për dy vite radhazi. I arrestuari është Saimir Qefalia, me arsim të lartë, banues në rrugën “Mihal Grameno”, në Tiranë. Ai është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit nr.1, pas një kallëzimi që ka bërë për përndjekje gazetarja 33-­vjeçare, Jonida Shehu, shkruan sot e përditshmja “Panorama”. Burimet thanë se për dy vite rresht ai i ka dërguar mesazhe në  “Facebook” gazetares Shehu, duke i shkaktuar shqetësim të vazhdueshëm. Pasi ka pritur afro dy vite që personi që e bezdiste të hiqte dorë nga mesazhet, Jonida Shehu ka vendosur t’i drejtohet për ndihmë Policisë, kur ka kuptuar që i dyshuari nuk kishte ndërmend të ndërpriste mesazhet. Për këtë arsye, ajo ka printuar të gjitha mesazhet që ai i ka dërguar në “Facebook” për dy vite rresht dhe i ka dorëzuar në Komisariatin nr.1, bashkëngjitur kallëzimin me shkrim që ajo ka bërë për përndjekje. Burimet thanë se i dyshuari i dërgonte mesazhe shqetësuese gazetares thuajse çdo ditë, por numri më i madh i mesazheve ishte pas çdo puntate të emisioneve që ajo drejtonte në televizionet “Ora News” dhe aktualisht në “Top Channel”. Frazat që përsëriteshin më shpesh nga i arrestuari pas emisioneve që drejtonte gazetarja Shehu, ishin ngacmuese dhe shqetësuese. Një ndër mesazhet që ai i ka dërguar me dhjetëra raste Shehut, ishte: “Sot nuk buzëqeshe shumë. Pse ishe e mërzitur?”. Policia i ka administruar si provë të gjitha mesazhet e printuara në fletë të formatit A4 nga gazetarja dhe pas arrestimit i dyshuari është ballafaquar me këto prova. Personi i arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Tiranës për përndjekjen e gazetares Jonida Shehu, është 33 ­vjeçari, Saimir Qefalia, i diplomuar për Gjuhë­ Letërsi në vitin 2004. I arrestuari, gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin nr.1, ka pranuar se i ka dërguar mesazhe gazetares së njohur, duke u shprehur se e kishte fiksim dhe nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe as për ta bezdisur. Ai ka treguar se ka ndjekur çdo emision që ka drejtuar Jonida Shehu, pasi ajo i pëlqen dhe nuk e ka fyer, as kërcënuar. Në një moment kur oficeri i Policisë e ka pyetur se përse e ka përndjekur zonjën, ai duke mos pranuar se Shehu është e martuar, i është përgjigjur: “Ju lutem shumë, ajo është zonjushë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?