Si fjalimi i Brutit pas vrasjes së Çezarit

Nga Gëzim Mekuli

Trupin e ka të copëtuar. Politikat e shekullit XVIII e "kafshuan." E sikur të mos mjaftonte kjo, ky kafshim ende vazhdon. Tani nuk është Serbia e Shekullit XVIII, ajo që po na varfëron: është politika shqiptare, mesjetare, e Prishtinës, ajo që po na "kafshëron". Po na vrasin me vepra edhe me fjalë. Po na ofendojnë e po na tjetërsojnë! Të gjithë, ata, në pushtet! Madje edhe Ministri serb i Isa Mustafës na shau e na poshtëroi fort. Na quajti "kafshë" e "egërsira"! E fjala vret! Folësit kanë shumë ndikim tek publiku. Shpesh, pas fjalimeve publiku sillet edhe si një lloj kukulle, apo të them, sillet si një "tufë bagëtie". Ndikimi përmes fjalës e fjalimeve në publik është shembull edhe për përditshmërinë tonë politike. Sepse, sot, në Kosovë kemi një diskurs retorik i cili hapur kërkon të ndikoj në publikun e tij. Pse e them këtë? Rasti Jabllanoviç: Jabllanoviçi nënat, motrat dhe gratë tona na i quajti “Divljaci” (kafshë/egërsira). Kjo fjali dhe ky mendim i tij, i shfaqur në publik ndikoi në publikun shqiptarë. Kjo fjali acaroi, ndezi, goditi e provokoj fort tërë hapësirën shqiptare. Kosova për ditë e më shumë po shkon drejtë shpërthimeve dhe pakënaqësive ndaj klasës politike e Qeverisë. Sa vjen e shtohet. Në këtë kontekst e në këtë vështrim do të veçoja përsëri fjalimin retorik të Jabllanoviçit, bërë në Prishtinë, para mediave, ku ky çetnik kërkoi “falje” për ofendimin dhe poshtërimin e ikonës sonë, NËNES SHQIPTARE! Fjalimi i tij retorik u shpeshlansua nga mediat e Thaçit e të Isës. Fjalia e tij “Unë kërkoj falje, nëse janë ndjerë të ofenduara”, është tallëse për 8 milion shqiptarë. Biles, këto fjali na kujtojnë mashtrimin dhe tradhtinë që Brutusi i bëri Jul Cesarit.  Fjalia e përdorur me pompe: “Jabllanoviçi kërkoj falje”, ka si qëllim që të krijojë një publik, që do të ishte edhe bartës i atyre politikave që janë të interesuara të ruajnë sundimin e keq mbi popullin dhe të «qetësoj» masat për të mos vërshuar në protesta kundër Qeverisë. Kjo fjali e kjo kërkim falje (e thënë dhe lançuar në momentin e duhur e të përshtatur për pushtetin), ka për qëllim ndikimin tek publiku i revoltuar e i gatshëm për të demonstruar. Fjalia retorike “Jabllanoviçi kërkoj falje” i drejtohet një grupi të caktuar të njerëzve; në këtë rast fjalia kërkim falje e retorike ju drejtohet publikut shqiptar të Kosovës. Ajo kërkon që të bindë dhe të ushtroj ndikim tek populli me qëllim që ta bindë të mos kundërshtojmë. Se a do të arrihet të bindet masa e pakënaqur, të mos dalë në rrugë, vetëm përmes diskursit e bindjes retorike, mbetet të shihet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?