Votojnë si të djathtë, mendojnë si të majtë

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 40% e zgjedhësve votuan për parti që quhen të djathta. Kur bisedon me votues të tillë nëpër kafene, e quajnë veten “të djathtë”. Por nga biseda me ta, shpejt kupton se disa prej tyre i kanë mendimet kryesisht të majta. Ky perceptim vërtetohet empirikisht nga rezultatet e një sondazhi kombëtar të sponsorizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, prezantuar sot në Tiranë.

Kështu, ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 23% e të anketuarve janë pro politikës së djathë të mosndërhyrjes së shtetit në ekonominë e tregut (e cila, sipas mendimit të djathtë perëndimor, duhet të vetërregullohet).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 29% e të anketuarve janë pro politikës së djathë të mosndërhyrjes së shtetit në rregullimin e çmimeve dhe mbrojtjen e bizneseve strategjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 33% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i punësimit.

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 25% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i strehimit.

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 23% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i energjisë elektrike.

Ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 20% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë finacuesi kryesor i infrastrukturës rrugore.

Dhe së fundi, ndërsa mbi 40% e shqiptarëve kanë votuar për parti që e quajnë veten të djathta, vetëm 15% e të anketuarve mendojnë se sektori privat duhet të jetë ofruesi kryesor i kujdesit shëndetësor.

Votues të tillë “të djathtë”, me mendime kaq të majta, çdo parti e majtë perëndimore do t’i mirëpriste krahëhapur. Ndërsa në Shqipëri, ata aderojnë ose votojnë për parti që quhen të djathta….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?