Vrasja e grave po merr përmasa terrorizmi!

Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur cdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte CESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRORIZMI!..

Nga Majlinda Bregu

Ne dhjetor te vitit te kaluar, nje grua, Liljana Zhezha, nene e dy femijeve, u flak nga dritarja e shtepise prej burrit te saj. Asokohe i kerkova nga Ministrit te Drejtesise, Ministrit te Brendshem, Prokurorit te Pergjithshem edhe Presidentit te Republikes, zbardhjen e plote te ngjarjes e cila niste me papergjegjshmerine e zvarritjes se urdherit te mbrojtjes deri tek absurditeti i jeteses se viktimes dhe vrasesit te saj ne te njejtin apartament. (Ne fakt, keshtu e parashikon Ligji per Masat Parandaluese te Dhunes ne Familje,i cili duhet ndryshuar me urgjence). Gjykata thoshte se kish lëshuar Urdhër Mbrojtje;
policia thoshte se nuk e kishte marrë; pushteti vendor nuk dinte gjë.
I kerkova edhe Kryetarit te Bashkise Fier, te ndihmonte dajen e femijeve te Liljanes,pasi i mori te dy jetimet e vegjel ne shtepine e tij.
Pas Liljanes kane humbur jeten edhe dy gra te tjera deri tek rasti i gjyqtares Fildez Hafizi.
Por cfare ndodh sot.
Nga dhjetori 2016 jane zhvilluar 6 seanca gjyqesore kunder burrit qe flaku nenen e femijeve nga dritarja. Keto,prane Gjykates se Krimeve te Renda Vlore.
4 seanca jane shtyre me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasesi thoshte se ishte semure; 1 se mungonte avokati dhe 1 se mungonte prokurori.
Ne seancen e dyte vrasesi ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjykata e ka pranuar. Sot ne seancen e 6-te, prokurori kerkon qe denimi nga i perjetshem te jete 35 vjet dhe shkak per kete eshte pranimi i gjykimit te shkurtuar nga vrasesi.
Nderkohe qe nuk eshte shqyrtuar kerkesa per heqjen e prinderimit sipas padise se bere nga kujdestari i tanishem i femijeve( (daja). Kodi i familjes edhe per heqjen e prinderimit ne te tilla raste te dhunes ne familje, sidomos kur gjema ndodh ne prani te femijeve nuk eshte i qarte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kater pyetje me lindin tani:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Cfare duhet te ndodhe me, qe nje burre qe vret gruan, gjakftohte, ne kushtet e urdherit mbrojtes, ne rastin e Fierit edhe ne prani te femijeve te mitur, te vuaje denimin maximal qe njeh ligji, burgim te perjetshem?!( neni 79 /c i kodit penal)
2. Neni 228 i Kodit te Familjes thote qe “pergjegjesia prinderore hiqet kur prindi shperdoron pergjegjesine prinderore ose tregon PAKUJDESI te rende ne ushtrimin e saj”. Po t’i vrasesh nenen femijeve cfare quhet?!
3.Edhe sa seanca do duhen ne rastin e mesiperm per te marre nje vendim?!
4. A ka njeri qe nuk mendon se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre eshte krim qe duhet zbutur apo amnistuar?

Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur cdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte CESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRORIZMI!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?