Washington Post: Shkrirja e akujve mes Ramës e Vuçiç nuk zgjati as sa konferenca

Gazeta shkruan se “Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë u angazhuan për të lënë mënanjë divergjencat dhe të fokusohen në dëshirën e përbashkët për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Por shkrirja e akujve mes dy rivalëve të Ballkanit nuk zgjati as deri sa konferenca e përbashkët për shtyp.” Marrëdhënies mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë të tensionuara për dekada, më së shumti për çështjen e Kosovës, shkruan e përditshmja amerikane, duke theksuar se Serbia e konsideron Kosovën si djepin e saj dhe të fesë së saj.

Washington Post shkruan se deklarata e Ramës se “pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se sa më shpejt të njihet, aq më shpejt ne mund të ecim përpara”, ndezi një reagim të fortë të kryeministrit serb Vuçiç.

“Nuk e prisja këtë provokim, tha Vuçiç me zemërim. “Ç’lidhje ka Shqipëria me Kosovën? Kosova nuk është pjesë e Shqipërisë dhe nuk do të jetë kurrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?