Home Aktualitet FOTO/ Gazment...

FOTO/ Gazment Bardhi takime me senatorë në Amerikë

102
0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga e hëna ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është edhe hera e parë që Bardhi ka marrë në ”dorë” fatet e PD-së dhe po prezantohet në petkun e një lideri të ri që mund të jetë edhe kryetar i PD-së.

Dje ai ka marrë pjesë në një darkë miqësore me ftesë të senatorëve James Lankford dhe Mike Lee. Në darkën e organizuar në rezidencën private të senatorëve në Capitol Hill, merrnin pjesë kongresmenë të SHBA dhe deputetë nga disa shtete.

“Bisedat për Shqipërinë përqendrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standardeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale”, shkruan Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit