Home Aktualitet FOTO/ Gjiknur...

FOTO/ Gjiknuri dhe Llatja inspektojnë punimet për rehabilitimin kanalizimeve të ujërave të zeza në Elbasan

35
0

Në rrugën” Qamil Shkodra” në rajonin nr.3 të lagjes “Skënderbeu” në Elbasan, e cila ka qenë një nga zonat më problematike, po kryhen punimet nëntokësore për rehabilitimin e plotë të kanalizimeve të ujërave të zeza. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri dhe deputeti Florenc Spaho panë nga afër punimet që po kryhen.

Ky projekt i shumëkërkuar edhe nga rreth 200 banorët e kësaj zone është bërë i mundur falë një bashkëpunimi mes bashkisë së Elbasanit si edhe Ujësjellës Kanalizime të qarkut të Elbasanit. Kryebashkiaku Llatja tha se “në këtë zonë ka pasur ujë të pijshëm, por jo kanalizime të ujërave të zeza, duke penguar edhe pjesën e urbanizimit”.

Sipas tij, bashkia vazhdon të ndërhyrjë në të gjithë territorin e bashkisë së Elbasanit, në zonat informale si edhe fshatrat afër tij. “Kemi ndërhyrë dhe po vazhdojmë në shumë lagje të Elbasanit, kemi vazhduar tek “NSHU”, që kemi një segment ku do të ndërhyjmë, në Katund të Ri, këtu në lagjen “Skënderbej”, dhe paralelisht në Harmes, Krastë dhe Mengël. Sot ne po mbyllim problematikën që kemi në zonat informale me kanalizime të ujërave të zeza në mënyrë që t’i japim jetë premtimit të dhënë për sistemimin e komplet Elbasanit me kanalizimet e ujërave të zeza, por edhe fshatrave që janë afër me qytetin, siç është Mengli dhe Katundi i Ri”, theksoi Llatja.

Kryetari i bashkisë vuri në dukje edhe investimin e madh të KFW dhe qeverisë shqiptare që Elbasani do të ketë ujë 24 orë në ditë. “Jemi në fazë të zhvillimit të projektit kemi nisur dhe po ecim mbarë, së afërmi KFW do të nisë punimet në Elbasan me qëllim që të kemi 24 orë ujë në ditë, ku mbas shumë kërkesash nga ana jonë u bë e mundur falë mbështetjes së qeverisë shqiptare”, u shpreh Llatja.

Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri e vuri theksin tek urbanizimi i zonave informale brenda një periudhe prej 4 vitesh. “Këto zona dikur kanë qenë informale, por tani duhen urbanizuar, duhen bërë pjesë e qytetit. Dhe që të bëhen pjesë e qytetit duhet të kesh infrastrukturë urbane, të cilat janë uji, kanalizimet, ndriçimi dhe energjia. Ky është një projekt madhor falë qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe ndërmarrjen e ujësjellësit të qarkut të Elbasanit ka nisur puna intensivisht, duke vijuar më pas edhe me rregullimin e rrugëve. Ndaj dua të falënderoj kryetarin e bashkisë drejtuesin e ujësjellësit, deputetët, të gjithë ekipin që jemi këtu, i cili ka qenë një premtim i dhënë, ka pasur një mbështetje financiare dhe tashmë po bëhet realitet”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se “ky është modeli që edhe kryetari kur ishte në garë për bashkinë e ka premtuar, ne do të vazhdojmë urbanizimin e qytetit të Elbasanit dhe do ta bëjmë këtë në mënyrë sistematike. Brenda këtij 4 vjeçari kjo lagje do të urbanizohet e gjitha”. Deputeti Florenc Spaho, shprehu bindjen se edhe ky investim është një premtim i dhënë nga kryetari i bashkisë për lagjen “Skenderbej”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit