Home Aktualitet FOTO/ Preside...

FOTO/ Presidenti Begaj në OKB: Moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar

32
0

Presidenti Bajram Begaj, ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Begaj thotë se Asambleja e Përgjithshme e OKB është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar. “Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB po fillon. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Së bashku me kryetarët e shteteve/qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit