Home Aktualitet FOTO/ Si u fu...

FOTO/ Si u futën flakadanët në Kuvend? Zbulohet hileja, i fshehën në parfumin 275 $ dhe në kutinë e kremit 90 euro

50
0

Këtë të hënë deputetët e Sali Berishës hodhën flakadanë në seancën plenare që zgjati 5 minuta dhe u votua projektbuxheti për 2024, edhe pse Gara i kontrolloi në hyrje në Parlamentit. Sipas ”Voxnews.al”, parfumi i shtrenjtë i markës “Tom Ford” me vlerë 275 dollarë, u ka shërbyer deputetëve të Berishës për të futur tymueset në Kuvend.

Deputetet gra kanë mundur të fusin lehtësisht tymueset të mbështjella me letrën e parfumit në sallën e parlamentit pasi nuk janë kontrolluar fizikisht nga garda e cila u kontrolloi vetëm çantën ndërsa deputetët burra i kontrolloi fizikisht.

Një tjetër hile e gjetur nga deputetët e Berishës ka qenë vendosja e lëndës tymumese në kutinë e kremit të kozmetikës. Kutia e kremit anti-rudhë ”Apitiva Queen Bee” e cila nga një kontroll i thjeshtë online kushton 90 euro, u përdor si mjet për të futur lëndën tymuese.

Deputetet Albana Vokshi dhe Sorina Koti futën tymueset të ”kamufluara”. Bledion Nallbati ka qenë ai që i ka vënë flakën duke ndezur dhe zjarrin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit