Home KRYESORE Foto të vizit...

Foto të vizitës së Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, sot në Arkipeshkvinë e Mirditës

305
0

Sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte në Mirditë për festën e Pashkëve. Ai u prit nga dom Gjergj Meta, Arkipeshkv i Mirditës.

Në mesazhin e tij nga katedralja e Rrëshenit, Begaj tha se ringjallja e Jezu Krishtit është një ngjarje mjaft e rëndësishme pasi e mira triumfon ndaj të keqes.

“Qoftë kjo ditë një kohë ringjalljeje e shpresës, e paqes dhe harmonisë në të gjitha familjet tuaja, në shoqërinë tonë e në botën e trazuar ku jetojmë. Pikërisht sot është dita që duhet të risjellim në vëmendje se e mira mund të triumfojë ndaj së keqes, shpresa ndaj pesimizmit. Ne të gjithë duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës. Kënaqësi që jam sot këtu”,-tha Presidenti në prononcimin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit