Home ShowBiz FOTO/ Tjetër ...

FOTO/ Tjetër kosovare në skenën e ”Eurovision 2023”, ylli Rita Ora e ftuar speciale

141
0

Në skenën e madhe të ”Eurovision 2023”, Albina dhe familja Kelmendi që do përfaqësojnë Shqipërinë, nuk do të jenë vetëm. Rita Ora do të jetë e ftuar speciale e festivalit më të madh të këngës.

Ylli i njohur botëror do të performojë në natën e parë të Eurovisionit më 9 maj, kanë njoftuar organizatorët.

Ora do të këndojë disa prej hiteve më të njohura të saj, si dhe do të japë premierën e këngës së saj të re “Prasing You” në skenën e Eurovisionit, që këtë vit do të mbahet në Liverpool.

Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi Mbretëria e Bashkuar po organizon konkursin e këngës në emër të Ukrainës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit