Home Aktualitet Franca vendos...

Franca vendos Shqipërinë në listën jeshile, mund të udhëtojnë dhe të pavaksinuarit

12
0

Franca ka lehtësuar masat kufizuese për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike.

Franca e ka listuar Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik të ulët të infektimeve me Covid. Drejt këtij vendi mund të udhëtojnë edhe personat e pa vaksinuar, mjafton  të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Tirana International Airport nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se në Francë gjithashtu mund të udhëtojë i lirë çdo qytetar që është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, ndërsa vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Njoftimi i plotë:

Franca, nga sot, më 25 Qershor 2021, zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.

Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të licensuara.

Ju rikujtojmë gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit