Home KRYESORE Fshati Vajzë ...

Fshati Vajzë në Vlorë do të jetë nga data 18-20 gusht kryeqendra shqiptare e kulturës dhe aktiviteteve

64
0

Nga Lindita Kokoli-

Një zyrtar i nivelit të lartë, pasionant për fshatin e tij, më shkruajti për aktivitetin që do të zhvillohet në Vajzë të Vlorës.

Një spektakël i papamë do të organizohet në fshatin Vajzë-Vlorë nga datat 18-20 gusht, pra për tre ditë e netë me radhë. Aktiviteti do të ketë ka formën e një festivali të titulluar:

*Vajzë Fest 2023*

art-film-trashëgimi.

Ai insistonte se do të jetë një mrekulli për Shqipërinë gjithçka është menduar në këto data.

Më saktë se si është menduar nga datat 18-20 gusht do të gjeni një video të plotë te “Vajzëfest 2023”.

Organizatorët shpjegojnë se do ketë shfaqje të filmave, kryesisht me temë fshatin, nën shoqërinë e një regjizori, apo aktori të ftuar, shfaqjen teatrore “Hanko Halla” (që e ka vënë në skenë Armand Bora me origjinë nga Vajza), një shfaqje teatrore për fëmijë, biseda me aktorët e regjizorët e ftuar, si dhe recitime prej tyre të disa poezive të Ali Asllanit, këngë polifonike të grupit të fshatit, shfaqje të disa dokumentarëve, filmave artistikë me temë fshatin, apo filmave me metrazh të shkurtër, të përgatitur nga studentë të Akademisë së Arteve etj etj.

Disa nga figurat e nderuara të kinematografisë si P. Milkani, N.Xhepa, A.Minga, A.Bualioti, Y.Mujo, A.Trebicka, P.Malaj, H.Mustafaraj, E.Milkani etj, do jenë të ftuarit special, që do të akomodohen gjatë këtij eventi në shtëpitë e fshatit. Gjithashtu do të ngrihen edhe çadra kampingu për studentët e Akademisë së Arteve apo për të rinjtë që do të dëshirojnë t’i bashkohen eventit.

Gjatë këtyre tre ditëve do të ketë edhe veprimtari të ndryshme argëtuese, si udhetim me mjete retro përgjatë rrugës Vajzë-Amantia, etj, etj.

Do jenë tre ditë e netë me gjallëri, ku edhe kulinaria e zonës, si dhe guidat për në Ujvarën e Rasalit e Shpellat e Velçës apo në Amantia e Beun do nxisin të rinjtë për t’i vizituar.

Janë përgatitur gjithashtu edhe një video prezantuese, logo e eventit, fletpalosje, website si bluza e kapele që do të shpërndahen për të pranishmit.

Shiko videon e “Vajzëfest 2023”

Çdo gjë është realizuar me shumë dëshirë dhe kujdes nga organizatorët, si dhe nga disa  bashkëshatarë vajziotë, që do e mbështesin financiarisht.

Kjo veprimtari do të realizohet sa më mirë me synimin që të vijojë çdo vit me këtë temë dhe në këtë periudhë, për ta shtrirë gradualisht edhe në vendet e rajonit e më gjerë.

 

Një organizim i kësaj natyre do marrë jehonë të gjerë si një aktivitet i përvitshëm kulturor, artistik që e meriton Vajza dhe e gjithë zona. Fshati duhet gjallëruar, mbështetur e  inkurajuar dhe vetëm me organizime të tilla, në pamje të parë të thjeshta, por që kërkojnë angazhim nga të gjithë, tërheqin vëmendjen dhe interesin e bashkëfshatarëve, por edhe më gjerë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit