Home Sporti FSHF do të re...

FSHF do të reklamojë arbitrin italian Mariani për gjykimin ndaj Polonisë

21
0

Federata Shqiptare e Futbollit po shqyrton mundësinë e reklamimit në UEFA të disa vendimeve të trupës arbitrale gjatë sfidës Poloni-Shqipëri, të cilat penalizuan kuqezinjtë. Në institucionin qeverisës të futbollit shqiptar janë disa vendime që kanë lënë shije të hidhur dhe i janë futur punës për të mos lejuar që gabimet arbitrale ndaj kuqezinjve të kalojnë në indiferencë.

Duke nisur nga analizimi i provave filmike, që do të shërbejnë për të faktuar ankimimin në UEFA. Në veçanti, janë dy episode që konsiderohen flagrante dhe mund të shërbejnë për këtë qëllim. Duke nisur nga penalltia e paakorduar në dëm të Rey Manajt, raporton Supersport.

Në këtë rast, pretendimi i Federatës është legjitim, jo vetëm për vendimin, por mbi të gjitha për faktin se si për një episod të rëndësisë së tillë, me ndërhyrjen e Kamil Glik, që ishte flagrante, nuk u përdor as sistemi VAR, i disponueshëm tanimë në ndeshjet kualifikuese të kombëtareve pikërisht për të patur më shumë qartësi në lidhje me vendime të tilla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit