Home Aktualitet Ftesa e Beris...

Ftesa e Berishës për Alibeajn, Paloka: Ata na kanë refuzuar

154
0

Sali Berisha i ka bërë një ftesë Enkelejd Alibeajt, për Reformën Territoriale që të dalin me një draft të vetëm. Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, thotë se ka patur dhe takime konkrete, por pa rezultat.

”Ftesa e zotit Berisha ishte në kuadrin brenda lëvizjeve konkrete të deputetëve të PD. Është normale, madje sot ishte thirrje publike, por thirrje të tilla publike dhe jopublike janë bërë në vazhdimësi. Deklarata janë një gjë dhe vullneti për të realizuar atë që shpreh deklarata duhet të faktorizohet. Nuk mund të ecet vetëm me deklarata”,-thotë Paloka.

Dalja me një draft të vetëm është më i rëndësishëm?

Paloka: Mund të gjendet ndonjë justifikim për pjesën teknike, por në rastin konkret jemi pothuajse me të njëjtin numër, kriteret duhet të jenë po të njëjta. Nuk ka ndonjë pengesë reale që të dalim me një draft të përbashkët. Ne duhet të jemi koshinetë, Rama nuk do të bëjë reformë territoriale siç kërkojmë ne, ai do vazhdojë të këmbëngulë për atë territor që i shërben atij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit