Home Aktualitet Ftesa nga Ram...

Ftesa nga Rama, pensionistët gjermanë: Nuk vijmë në Shqipëri

869
0

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën ”Der Spiegel”, ftoi pensionistët gjermanë që ata të shijonin pensionin e tyre në Shqipëri. Disa prej tyre kanë folur për ”Euronews Albania”, ku deklaruan se nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi u tyre, për të ardhur në Shqipëri.

“Unë nuk jam i informuar dhe ende nuk e di se ku është Shqipëria. Jam super i kënaqur në Gjermani dhe dua të jetoj vetëm në Gjermani. Unë jam 73 vjeç dhe nuk kam në plan të ndryshoj diçka. E di që gjithçka do të jetë më e shtrenjtë, por marr një pension të mirë dhe kështu nuk e planifikoj largimin”.

Të tjerë thonë se e dinë, por theksojnë problematikat që ka vendi ynë. “E di ku është Shqipëria dhe i di pak problemet që ekzistojnë aty, por shiko, nuk e di nëse do ta besosh apo jo, por jam 82 vjeç dhe kam një eksperiencë të tillë. Nëse të rinjtë duan të shkojnë atje është gjedhja e tyre, por ne ose unë si gjerman, nuk mund ta imagjinoj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit