Home ShowBiz ”Ftohje nga a...

”Ftohje nga ana tjetër”, Beniada për Einxhel: Gjërat të diskutohen mes nesh, jo në media

131
0

Padyshim që një nga banoret më të komentuara të ”Big Brother Vip Albania 1”, është Beniada Nishani. E ftuar në ”Wake Up”, ajo ka komentuar marrëdhënien me moderatoren Einxhel Shkira, një tjetër banore e fortë e BBVip.

Ajo tha se është përpjekur disa herë të ketë kontakte me Einxhelin, por nuk ka marrë përgjigje nga ajo, megjithatë Beniada tha se e mira sipas saj është të mos flitet nëpër media për njëra-tjetrën, por të ulen e të bisedojnë.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar dhe i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime, por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit