Home Bota Funerali i Mb...

Funerali i Mbretëreshës, Moska: Imorale të mos ftosh zyrtarët rusë

86
0

Nesër (e hënë) do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Britanisë për të mos ftuar zyrtarët rusë.

“Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë… si thellësisht të pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Rusia nuk u ftua në funeralin e mbretëreshës për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. Në funeralin e mbretëreshës nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit