Home Aktualitet Fushata anti-...

Fushata anti-shqiptare, gazetari flet për eksodin drejt Anglisë: Francezët po marrin miliona

145
0

Eksodi i shqiptarëve është kthyer në një shqetësim për qeverinë britanike dhe ka nxitur reagime të shumta në politikë dhe media. Retorika e përdorur nga politikanët britanikë nuk ka qenë gjithmonë me etikja, duke i quajtur shqiptarët kriminelë dhe ndikues në jetën shoqërore të vendit. Gazetari Arben Manaj, thotë se një fushatë të tillë agresive anti-shqiptare, nuk e ka ndjerë që në vitin 1997.

”Shumica e britanikëve nuk kanë qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, por mos harrojmë që jetojmë në një kontekst kur Britania është përfshirë nga kriza. Çka ndodh aktualisht në La Manche është edhe produkt i Brexit. Kur Britania doli nga BE, nuk i kthente dot më në Francë emigrantët azilkërkues.

Jam i shqetësuar, Francezët janë duke shfrytëzuar situatën, po marrin milionat. Sunak dhe Macron mendohet se do kenë një marrëveshje ku 60 mln paund do i jepen Francës për të dërguar punonjës në kontroll të kufirit.

Këta njerëz nuk janë gati të kontrollojnë 10 milje detare? Projekti i Ruandës është një zog i ngordhur, nuk ka shans të veprojë edhe për një vit ndaj së fundmi politikanët britanikë po shohin mundësi të tjera. Nëse do dërgoje 9 ora larg nga Londra një avion, do kishe vetëm çerekun me emigrantë, do kesh roje sigurie që do kujdesen për ta, milion lekë që do dalin nga buxheti në një kohë krize”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit