Home Aktualitet Fushata në rr...

Fushata në rrjete sociale, Dervishi: Këto zgjedhje shënojnë fillimin e fundit të shesheve të mëdha

54
0

Kryetarët e partive dhe kandidatët janë në terren për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, me takime dhe aktivitetet qe i transmetojnë “live” në “Facebook”.

Fushata e tyre në rrjete sociale, përfshi këtu edhe TikTok-un dhe Instagram-in është dinamike, si për të reklamuar aktivitetet, apo dhe për të sulmuar kundërshtarët. I pashmangshëm është fake news dhe dezinformimi edhe në këtë garë elektorale. Lutfi Dervishi, ekspert i komunikimit u shpreh se këto zgjedhje shënojnë fillimin e fundit të shesheve të mëdha dhe fillimin e vëmendjes te ekranet e vegjël.

“Këtu kanë parasysh rrjetet sociale. Ka një mbingarkesë të një ane të propagandës. Sot në rrjetet sociale flitet sërish për trenin Tiranë-Durrës. Mazhoranca shkon me një mbingarkim të propagandës. Është si të dalësh në Pazarin e Korçës dhe të shesësh një gomar 15 herë. E dyta vjen për faktin se shumica nuk ka askënd për të fajësuar.

Me përjashtim të Shkodrës ka pasur bashkitë e tjera. Kjo është arsyeja që strategjia e fushatës së mazhorancës nuk është e përcaktuar te individët. Duket sikur do të zgjedhim kryebashkiakun e Shqipërisë. Dukshëm, kandidatët e PS në Durrës dhe Elbasan nuk janë figura publike sa kandidatët e “Bashkë Fitojmë”. Fushata e përgjithshme nuk është konkrete”, tha Dervishi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit