Home Editorial Fushatë me tr...

Fushatë me tritol dhe vrasje!

641
0

Shkruar nga Daniel Muçaku-

Kjo fushatë elektorale nuk ka nisur e qetë. Mitingjet e mëdha dhe flamurët e posterat nëpër rrugë janë zëvëndësuar nga njoftimet e policisë për atentate me tritol dhe vrasje të njerëzve të fushatës elektorale.

Para pak ditësh iu vendos tritol makinës së kryetarit të PD-së së Vau të Dejës, ku fati e shpëtoi nga vdekja. E gjithë politika reagoi, bile edhe presidenti i Republikës doli me deklaratë zyrtare.

Por nuk vonoi nga ky atentat që ka prapavijë politike dhe sot në Shëngjin u vra kryetari i degës së partisë socialdemokrate për rrethin e Lezhës, që ishte edhe anëtar i këshillit aktual bashkiak të Bashkisë, por edhe kandidat për PSD për zgjedhjet e 14 majit, përsëri si anëtar këshilli.

Aridan Nikulaj që u ekzekutua në një mënyrë krejt mafioze dhe shumë të sofistikuar ishte kryesisht biznesmen i njohur, me shumë pasuri. Ai ka qenë edhe drejtor i legalizimeve në Lezhë për disa vite.

Por pistoleta i mori jetën sot.

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas ekzekutimit mafioz të biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin.

“I tronditur nga ngjarja e sotme në Shëngjin, ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak. Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë”,-thotë kreu i Bashkisë.

Ndreu bëri thirrje për zbardhje të ngjarjes. “Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen për të vënë përballë ligjit autorët e kësaj ngjarjeje të shëmtuar”,-tha më tej Ndreu.

Policia dhe prokuroria po hetojnë për gjetjen e autorëve të cilët si shumëherë nuk gjenden, aq me tepër që sot vrasësi ishte maskuar përfekt si në filmat me mafien siciliane.

Kjo vrasje, si dhe ato që mund të priten gjatë fushatës, krijojnë panik në publik dhe frikë që njerëzit mund të dalin lirshëm, sepse mund ta pësosh si në rastin e Don Boskos në Tiranë, kur qëllohet dikush dhe e gjen vdekjen klienti rastësor apo kalimtarët.

Shteti duhet të ngrihet në këmbë se kemi pasiguri publike dhe aq me tepër që sapo ka filluar fushata elektorale, ku në dy javët e fundit do të fillojnë të hyjnë në punë edhe bandat mafioze elektorale për vota; atëhere mund të ketë përplasje të dhunshme mes palëve, duke e kthyer vendin në arenë lufte se cila bandë është më e fortë.

Politikanët i kanë kthyer partitë në shtojca të bandave dhe përsonave problematikë, ndaj thirrja shkon për këtë klasë politike:

MOS E SHKATËRRONI EDHE ME TEPËR KËTË VEND AQSA NUK DO TË MBETET MË ASNJË I RI, KËTU NË SHQIPËRI!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit