Home Aktualitet Gabimi i përj...

Gabimi i përjashtimit të Berishës

1890
0

Sot PS-ja, e cila vendos ta interpretojë si të dojë Rregulloren e Parlamentit, ka kryer një gabim që do t’i kushtojë në publik. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të përjashtohet lideri i PD dhe i opozitës nga seancat parlamentare.

Ndonëse ka shumë vend për të debatuar në lidhje me atë bëri dje Berisha në sallën e Kuvendit, por ai ishte në të drejtën e tij kushtetuese për të kërkuar Komision Hetimor Parlamentar. Edhe për të bllokuar seancat është një e drejtë e Opozitës, pasi opozita nuk ka asnjë gjë tjetër në dorë përveç fjalës.

Ndaj vendimi i përjashtimit të Berishës me disa deputetë nga seancat e parlamentit mbetet veprim i nxituar i mazhorancës ose më saktë tregon humbjen e kontrollit nga mazhoranca në raport me skandalin e fundit me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së amerikane.

Ky vendim dhe veprim i PS më shumë ia shtoi kuotat Berishës te demokratët ndaj efekti do të jetë një minus i madh për mazhorancën.
E njeh apo jo kryeministri Rama se Berisha është shefi i opozitës, kjo ka pak rëndësi pasi e djathta pranon Berishën si lider. Të paktën sot për sot.

Çdo mazhorancë kur fillon të reagojë me metoda represive dhe autoritare ka filluar të humbë kontrollin e vetvetes.

Natyrisht që vendimi i Lindita Nikollës nuk është marrë me kokën e saj, pasi nga natura ajo manifeston qetësi dhe barazi, por duket se kryeministri ka vendosur që Berisha të përjashtohet si dikur nxënësit e shkollës se kishin bërë “zhurmë” në mësim!

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit