Home KRYESORE Hajde beso se...

Hajde beso se do bashkohet PD në zgjedhje! Gazmend Bardhi i përgjigjet Berishës: Gabim është të fshihesh dhe të mos votosh!

1283
0

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës për votimin e ligjit për hapjen e Dosjeve, ndërsa u shpreh se PD-ja nuk i ka asnjë borxh askujt. Sipas tij, Partia Demokratike nuk mund të heqë dorë nga parimet e veta për interesin e askujt. ”Gabim është të justifikohesh me mashtrim se dosjet janë hapur plotësisht në 2008, duke qenë i ndërgjegjshëm që ai ligj nuk hyri dot në fuqi sepse u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gabim është ti japësh mundësi Edi Kristaq Ramës të flas për këtë temë, ku PD ka qenë plot 14 vite në pushtet. Gabim është të fshihesh dhe të mos votosh”.

E hajde besoj tani se do të bashkohet grupi i Alibeaj-Bardhi-Basha me PD e Berishës! Nuk ka asnjë shans të ndodhi bashkimi.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë qenë një “ushtri” me përgjegjësi kryesore në dhunën që diktatura ka ushtruar mbi shqiptarët. Nuk ka asnjë gabim në hapjen e plotë të dosjeve të tyre; nuk ka asnjë gabim në deklasifikimin e dosjeve të tyre; dhe nuk ka asnjë gabim tek heqja e çdo pengese për të kontrolluar këdo zyrtar të lartë që dyshohet se ka qenë spinun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit.

Gabim është që të dalësh kundër vetvetes për interesa të supozuara të një individi. Gabim është të dalësh kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit ku të përndjekurit e tij janë themeli i mbështetësve të PD.

Gabim është të justifikohesh me mashtrim se dosjet janë hapur plotësisht në 2008, duke qenë i ndërgjegjshëm që ai ligj nuk hyri dot në fuqi sepse u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gabim është ti japësh mundësi Edi Kristaq Ramës të flas për këtë temë, ku PD ka qenë plot 14 vite në pushtet. Gabim është të fshihesh dhe të mos votosh.

Ligji i miratuar dje nuk është ligj kundër Ilir Metës, sa kohë ai mohon të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit! Pse qenka ligji kundër Ilir Metës dhe nuk qenka ligj kundër 6 rasteve të tjera, që autoriteti i dosjeve e raporton se ndodhet në të njëjtën pozitë?

Nëse dikush ka qenë spiun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe preket nga ligji, atëherë PD nuk i ka asnjë borxh askujt dhe nuk mund të heq dorë nga parimet e veta për interesin e askujt. Sigurimsat dhe spiunët e tyre duhet të jenë jashtë politikës, sistemit të drejtësisë dhe administratës publike. Jemi vonë, por nuk mund ta vonojmë më shumë, me teatrin e shëmtuar të politikës 32 vjeçare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit