Home Aktualitet Gara e PD në ...

Gara e PD në orët e fundit, kandidatët kanë pakënaqësi për procesin

4
0

Të dielën do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, që vijnë pas humbjes së Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit. Komisoni Zgjedhor printoi listën e anëtarëve që do të votojnë në zgjedhjet e së dielës, por refuzoi që t’ia verë në dispozicion përfaqësuesve të kandiatëve, të cilët i kishte ftuar thjesht në rolin e vëzhguesit.

Edit Harxhi shprehu pakënaqësi për procesin. ”Gara është e pabarabartë, nuk na u dha lista me preteksin se ka të dhëna sensitive, unë s’dua të dhënat”.

Kandidati Agron Shehaj thotë se gara është e pabarabartë, por nuk e mendon opsionin e tërheqjes. ”Jam futur në garë për demokratët, sidomos kur në këtë mënyrë drejtimi s’kemi asgjë në vijë dhe do të vijojmë të humbasim”.

Kandidati Fatbardh Kadilli, shpërndau mesazhin kryesor të manifestit të tij politik. “Kryetari që humb zgjedhjet jep doreheqjen dhe ikën”, tha Kadilli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit