Home Aktualitet Gara për krye...

Gara për kryetar të PD, Ibsen Elezi: Zgjedhjet të shtyhen

65
0

Kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se ka vënë re një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore në procesin për zgjedhjen e kryetarit. Ai kërkon sërish shtyrjen e zgjedhjeve të cilët pritet të mbahen në datën 22 maj.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore.

Ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit.

Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statutore. Mosmarrja e kësaj kërkese, moskthimi përgjigje dhe mos organizimi i një mbledhje është një shkelje statutore dhe shkelje e veprimtarisë”, tha Elezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit