Home Aktualitet “Garat ...

“Garat e vdekjes” te UNAZA E MADHE E TIRANËS

484
0

Ngjarja tragjike ku vdiqën tre të rinj tek rrethrrotullimi i TEG-ut, ku siç dihet shoferi 20 vjeçar ishte mbi 200 km/orë kur fluturoi drejt vdekjes së sigurt, ngriti opinionin publik në këmbë duke kërkuar që policia të monitorojë 24 orë Unazën e Madhe të Tiranës, sidomos segmentet Liqen-TEG dhe pjesën e Unazës që vjen nga Surreli drejt TEG-ut.

Kjo kërkesë e publikut vjen se ato segmente nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në mëngjes janë kthyer nga grupe të rinjsh me automjete të reja e luksoze në zona gare shpejtësie, aq sa ke frikë të kalosh aty në këto orare. Shpejtësia shkon nga 180 km deri në 230 km/orë sa në çdo çast mund të gjesh vdekjen.

Informacionet janë se fëmijë politikanësh apo njerëz të biznesit e kanë kthyer Unazën e Madhe në këto orare nate si pista Formula 1. Edhe kur shkon Policia Rrugore, ikën ajo dhe rrinë makinat luksoze duke bërë gara shpejtësie.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit duhet të vendosë patrulla kontrolli, sidomos për këtë kategori fëmijësh të “fortësh” pasi rrezikojnë jetën e të tjerëve, por edhe të tyren.

Duhet ndëshkim e jo përkëdhelje se “të lutem ikni se na urdhëroi shefi”!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit