Home Sporti Gati protokol...

Gati protokolli i ri në Seria A, luhet edhe me vetëm 13 lojtarë në dispozicion

41
0

Covid-19 ka shkaktuar kaos në Serie A, pasi ASL (autoritetet shëndetësore lokale) kanë bllokuar skuadrat dhe si rrjedhojë 4 ndeshje të javës së 20-të të kampionatit janë shtyrë. Lega Serie A nuk ka ndërmend që të ndalojë, teksa ndeshjet e tjera do të luhen normalisht.

Lega do të vendosë disa rregulla të thjeshta (të ngjashme me ato të UEFA-s): nëse klubet do të kenë në dispozicion 13 lojtarë profesionistë, mes të cilëve të paktën 1 portier, duhet të luajnë.

Në të kundërt, do të humbasin ndeshjen 3-0 në tavolinë dhe do të penalizohen me heqjen e një pike në renditje. Lega synon që të jetë në një linjë me ASL dhe do të kërkojë që të respektohet rreptësisht protokolli, sidomos në organizimin e udhëtimeve dhe transfertave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit