Home Sporti Gavi këput li...

Gavi këput ligamentin e gjurit, humbet dhe “Euro 2024”

98
0

Spanja fitoi 3-1 mbrëmjen e djeshme ndaj Gjeorgjisë, në duelin e vlefshëm për Grupin A. Gjithsesi lajmi më i keq ishte dëmtimi i rëndë që pësoi Gavi.

19-vjeçari dëmtoi gjurin e djathtë në minutën e 21-të pas përplasjes me Luka Lochoshvilin, mbrojtësin e Cremoneses në Serie B. Gavi vazhdoi lojën për momentin, por pesë minuta më pas u detyrua të largohej nga fusha. Si pasojë e dhimbjeve që ndjeu gjatë një momenti që po përpiqej të kontrollonte topin.

Talenti katalanas u largua duke lotuar prej dhimbjeve, ndërkohë që testet mjekësore kanë konfirmuar këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit. Një dëmtim i rëndë ky për një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës dhe Spanjës, i cili e ka mbyllur sezonin, ndërkohë që do të humbasë dhe “Euro 2024”

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit