Home Sporti Gaz Demi reag...

Gaz Demi reagon pas eliminimit: Largohemi me kokën lart, UEFA duhet të ketë arbitrim më serioz

33
0

Gaz Demi, presidenti i Partizanit, ka reaguar pas ekipi i tij mbylli aventurën evropiane duke shkuar deri në fazën play-off të Conference League:

“Në këtë fund të aventurës evropiane të klubit tonë doja të falenderoja fillimisht tifozët që nuk na lanë kurrë vetëm këto muaj të nxehtë … Falenderim të madh për skuadrën, të gjithë çunat një e nga një, trajnerin Zekič, drejtorin sportiv Abilaliaj, stafin teknik, magazinierë e fizioterapistë, patjetër edhe administratën e klubit, që nga punëtori i fushës Ladi, e deri tek drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, për punën e palodhur në këtë aventurë evropiane.

Largohemi me kokën lart duke fituar renditje dhe koefiçentë të rëndësishëm në UEFA, por duke fituar edhe eksperiencë dhe lojtarë të rinj që do të na shërbejnë në rrugëtimin tonë. Ndaj Astanas unë pashë Partizanin që dua.

Nuk dua të gjej kurrë alibi, por arbitrimi në këto nivele duhet të jetë më serioz dhe UEFA nuk mund ta trajtoj më Shqipërinë si vend të dorës së tretë…  Gjithsesi shikojmë përpara … Na pret një tjetër sezon i gjatë dhe i vështirë. Suksese të gjithëve! Forca Partizani!!! P.M.T.P.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit