Home Aktualitet Gaz kancerogj...

Gaz kancerogjen në akulloret e firmave të njohura, AKU paralajmëron masa në Shqipëri

236
0

Disa vende në Europë kanë dhënë alarmin për prezencën e një lënde toksike në akulloret e prodhurara nga kompani të mëdha që tregtojnë edhe në vendin tonë. Fjala është për M&M, Snickers, Mars, Twix, Bounty e disa marka të tjera, të cilat janë bërë shkak që Autoriteti i Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro t’i ndalojnë këto produkte të tregtohen.

Sipas portalit ”Shqiptarja.com”, nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian.

AKU është sinjalizuar nga institucione ndërkombëtare për këtë problem dhe ka paralajmëruar se do të marrë masa. Nesër pritet një deklaratë nga AKU-ja, ku bën me dije masat që ka marrë. Konsumatorët që kanë një nga këto produkte në shtëpi të përmbahen nga konsumimi i tyre deri në sqarimin e të vërtetës.

Akulloret e ndaluara për tregtim nga disa vende europiane:

Helado M & M’s Chocolate de palo 63g (Multipack x4)

Akullore M & M’s Stick Stick 62g (Multipack x4)

Akullore M & M’s Stick Kikiriku 62g

Shkop akullore SNICKERS 48g (Multipack x 6)

Shkop akullore SNICKERS Xtra 66g

TWIX shkop akullore 40g

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit