Home Aktualitet Gazetarët pro...

Gazetarët protestë para Kryeministrisë

167
0

Gazetarët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë. Protesta po zhvillohet pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mos pranuar për 3 muaj pyetje nga gazetari Klevin Muka, pasi ky i fundit pyeti ministren Olta Xhaçka nëse kishte zbatuar kodin e etikës në raport me bashkëshortin investitor strategjik.

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, tha se rrugë tjetër është edhe bojkoti nga ana e gazetarëve ndaj konferencave të kryeministrit Edi Rama.

”Në emër të unionit të gazetarëve shqiptarë do të doja të këmbëngulim që kryeministri të tërhiqet nga përjashtimi i dy reporterëve. Së pari, Ambrozia Metës dhe Klevin Mukës. Kërkojmë edhe një reagim të Komisionerit Publik për informimin”.

Vetë Rama tha se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij. Ai ka paralajmëruar përsëri gazetarët të cilët i bëjnë pyetje, që sipas tij, konsiderohen jashtë normave të etikës se nuk janë mirëseardhur në konferenca për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit