Home Bota Gazetarët tre...

Gazetarët tregojnë për rrahjet nga talebanët: Jemi me fat që nuk na prenë kokat (FOTO)

1882
0

Talebanët rrëmbyen shtetin, po vënë ligjet e tyre e tani po dhunojnë edhe gazetarët. Këto të fundit thonë se ata janë rrahur, ndaluar dhe fshikulluar kur përpiqeshin të mbulonin protestat.

Taqi Daryabi tha për ”BBC” se ai ishte dërguar në një stacion policie të rrethit ku u godit me shkelma dhe u rrah. Daryabi së bashku me fotografin e Etilaatroz, Nematullah Naqdi, kishte mbuluar një protestë të grave në Kabul të mërkurën.

Ata u dërguan në një stacion policie, ku thonë se u rrahën me shkopinj, kabllo elektrike dhe kamxhik. Disa orë më vonë u lanë të lirë nga talebanët, por pa asnjë shpjegim.

“Ata më çuan në një dhomë tjetër dhe më vunë prangat pas meje. Vendosa të mos mbrohem sepse mendova se do të më rrihnin edhe më keq, kështu që u shtriva në dysheme në një pozicion për të mbrojtur pjesën e përparme të trupit tim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit