Home Sporti Gazetari i nj...

Gazetari i njohur britanik: Me Ronaldon Arsenali do të fitonte titullin kampion

89
0

Piers Morgan, një gazetar britanik i cili është mik i Cristiano Ronaldos dhe autor i intervistës që vulosi “divorcin” mes portugezit dhe Manchester United, iu përgjigj në rrjetet sociale provokimit të një përdoruesi që e pyeti për faktin pse sulmuesi nuk u transferua te Arsenal.

Sipas Morgan nëse një transferim i tillë do të kishte ndodhur, atëherë sipas gazetarit “The Gunners” do ta kishin fituar me patjetër titullin e Premier League.

“Nëse Arsenal do të kishte firmosur me Cristianon për pjesën tjetër të sezonit, dhe sulmuesi ishte i gatshëm ta bënte këtë, ‘The Gunners’ do të kishin fituar titullin. Ai di se si fitohen trofetë dhe shënon gola kur ka rëndësi “, deklaroi Piers Morgan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit