Home ShowBiz Gazetari zbul...

Gazetari zbulon shifrat që përfitojnë VIP-at nga Instagrami: 5000 euro një postim

84
0

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit.

Gazetari Eraldo Rexho ka treguar së fundmi se këto vite që pas pandemisë ka nisur të funksinojë strategjia e marketingut digjital, ku personazhe të njohur reklamojnë diçka në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Sipas gazetarit fitimet e VIP-ave variojnë nga 300-5000 euro.

Shumë biznese e kanë orientuar komunikimin e tyre në digjital në marketingun oniline dhe perzonazhet e famshëm janë ata që përfitojnë më shumë nga e gjitha kjo. Shumë prej tyre kanë kontrata vjetore tanimë prej 2-3 vitesh, ndoshta që prej pandemisë ka filluar të funksionojë kjo strategji. Kanë kontrata vjetore dhe arkëtojnë shumë para nga Inststagrami. Shifrat fillojnë nga 300 euro për story dhe pastaj 500, deri në 5000. Është një marrëdhënie e vazhdueshme”– tha ai në “Wake Up.”

Ndër të tjera ai shtoi se nëse një personazhi publik do t’i vidhej Instagrami do të ishte fundi i botës për të.

“Nëse flasim për personazhe që arkëtojnë 5000 euro, mund të themi që është fundi i botës”- tha ai.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit