Home Kronike Gazetarja Lal...

Gazetarja Lala paralajmëron: Nikla, bazë e vrasësve me pagesë. Ka nisur lufta mes grupeve kriminale

423
0

Do të kenë fund masakrat me të vrarë në vend nga grupet rivale? Në pak ditë, katër të vrarë janë regjistruar nga atentatet mafioze. Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, thotë se fshati Nikël është një bazë e vrasësve me pagesë dhe Shqipëria e Mesme është një pikë shumë e nxehtë, ku do të vijojnë të lahen hesape mes bandave, në një kohë që Elbasani ka rënë në qetësi.

“Tek masakra e trefishtë kishin përdorur armë e kalibrit të sofistikuar qe përdoret nga forcat speciale, dyshohet se është një vrasje me pagesë. Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës.

Familja Martinaj ka përplasje me disa grupe kriminale. Aq shumë personazhe të përfshirë, sa tani mendoj që për fat të keq më duhet ta artikuloj, ka filluar lufta.

Deri më tani personat me rekorde kanë arritur t’ia hedhin drejtësisë, të dalin e janë të bindur në mendjen e tyre se mund ta blejnë drejtësinë dhe nëse kryejnë një krim të rëndë. Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itenerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e trondisin sigurinë në vend”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit