Home Aktualitet Gazment Bardh...

Gazment Bardhi kërkesë Kuvendit: Ta miratojmë që sot kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt

47
0

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkon Kuvendit ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme, për të miratuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, mazhoranca dhe opozita votuan në unanimitet për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt.

Ndërkohë, opozita kërkon që seanca e jashtëzakonshme të mbahet ditën e sotme dhe jo të hënën siç u vendos.

Kuvendi mblidhet sot, ndërsa në rend dite është parashikuar që disa institucione si KQZ, Autoriteti i Dosjeve, ILDKPKI, INSTAT, të pasqyrojnë raportin për veprimtarinë e vitit që lamë pas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit