Home Aktualitet Genc Pollo: D...

Genc Pollo: Dorëheqja e Bashës është zgjidhja e krizës në PD

107
0

Zgjidhja për situatën e tensionuar brenda PD, për Genc Pollon do ishte dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar. Ish-ministri pohon edhe se nëse Basha do të ishte larguar që kur humbi zgjedhjet, PD nuk do ishte në këtë situatë që është sot.

”Ajo që pritet është dorëheqja e Lulzim Bashës dhe unifikimi i partisë, zgjidhja në mënyrë normale e çështjes së godinës, jo zvarritja me gjykata dhe jo tentimi me konfrontime. Kjo duhet të kishte ndodhur më 26 prill ose me 6 mars. Po më mirë votë sesa kurrë. Fjala dorëheqje do të ishte një ndihmë për normalizimin e partisë, që të kemi një opozitë funksionale. Dorëheqja e Lulzim Bashës do na i kishte kursyer këtë shfaqje të padenjë të pakëndshme në PD”,-tha në ”Ora News”.

Nga ana tjetër, Pollo ka komentuar edhe protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, duke thënë se lëvizja e qytetarëve është shenjë shprese që shoqëria reagon ndaj padrejtësisë. Ai tha se në vendin tonë taksa e karburantit është më e shtrejtë se në Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi, ndërkohë që cilësia është më e dobët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit