Home ShowBiz Georgina Rodr...

Georgina Rodriguez bëhet imazhi i Ferrarit

23
0

Georgina Rodríguez ndan rregullisht fotot e saj më intime dhe personale në Instagram, ku ka më shumë se 24.3 milionë ndjekës. Skuadra e Ferrari në Formula 1 duket se nuk ka mungesë të tifozëve të famshëm, pasi pati një tjetër vizitë të rëndësishme. Partnerja e Cristiano Ronaldos vizitoi kokëkuqen e Maranello. Madje, Georgina Rodriguez nuk hezitoi të pozonte me ngjyrat e kuqe të Ferrari, bashkë me djalin e madh të CR7.

Po cila është Georgina Rodriguez? Ylli i Juventusitit, Ronaldo, filloi të dilte me spanjollo-argjentinasen në vitin 2017 dhe që atëherë, çifti ka krijuar një lidhje të fortë. Ata u takuan në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku Georgina punonte si asistente e shitjeve. Modelja në fjalë është dashuria e madhe e superstarit të Portugalisë, që kur u nda me partneren e tij afatgjatë, Irina Shayk, më 2015.

Ajo ndoqi shembullin e partnerit në këtë vizitë te Ferrari. Më herët, 36-vjeçari pozoi te kokëkuqja e Formula 1. Cristiano Ronaldo është një adhurues i njohur i makinave sportive dhe gjithashtu zotëron një Ferrari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit