Home Aktualitet Gjendet e paj...

Gjendet e pajetë një 75-vjeçare, dërgohet në morgun e spitalit Sarandë

55
0

Një e moshuar është dërguar e pajetë në morgun e Spitalit rajonal të Sarandës. Mësohet se trupi i saj është sjellë nga Himara dhe burimet bëjnë me dije se e 75-vjeçarja është gjetur pranë kazanëve të rakisë, në afërsi të banesës së saj.

Dyshohet se gruaja ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.

Viktima dyshohet të jetë nena e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë, por kjo mbetet për tu konfirmuar zyrtarisht.

Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit