Home Aktualitet Gjendet një p...

Gjendet një person i mbytur në Vlorë

38
0

Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjendur në zonën e Petroliferës në afërsi të Tri Portit.

Sipas informacioneve të marra trupi u konstatua nga banorët.

Në vendngjarje ka shkuar policia kufitare për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa më shumë detaje pritet të mësohen në minutat në vijim.

Informacioni i policisë:

Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit