Home Aktualitet Gjerdani i Ar...

Gjerdani i Artë për Ferit Ketën, ministrja Kushi: Krenare për talentet e reja shqiptare

50
0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë në eventin e madh ndërkombëtar sportiv “Duel në Themel”, të organizuar nga vëllezërit Keta dhe Bashkia Rrogozhinë në një atmosferë fantastike në Kalanë e Bashtovës.

Në rrjete sociale ministrja Kushi thekson se sporti bashkon popujt e njerëzit, si dhe nxit paqen, e solidaritetin, por ka edhe fuqinë të ngrejë lart emrin dhe flamurin e një kombi.

“Krenare për Ferit Ketën, i cili fitoi gjerdanin e artë botëror në IKBF ndaj holandezit Blokland, duke frymëzuar talentet e reja shqiptare, e duke provuar se me vullnet, sakrificë, e sidomos duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, mund të ngjitesh lart në majat e suksesit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit