Home Bota Gjermania kër...

Gjermania kërkon 400 mijë punëtorë të specializuar. Shtetësia do jepet për 5 vjet. Shqipëria po braktiset nga rinia dhe specialistët

6829
0

Shqipëria po braktiset me turravrap të madh nga rinia për shkak të mos gjetjes se një pune dhe jetese të sigurtë që vjen nga puna. Paga të ulta, kriza që vazhdon, mungesa e një garancie për të ardhmen, etj po largojnë përditë pjesën më të madhe të kësaj rinie shqiptare.

Por jo vetëm kaq, por po ikin edhe mosha e mesme e cila ka një zanat apo specialitet. Me shumë po merr Gjermania nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, por edhe në Britani ka një mori shqiptarësh që po kalojnë kanalin e La Manshit.

Në lidhje me urinë gjermane për punonjës të specializuar tregon edhe një artikull i botuar sot në webin e radios me të madhe të Gjermanisë, DW:

Agjencia Federale e Punës në Gjermani pohon, se ekonomia dhe kompanitë e mesme mbështesin ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Ekonomia nuk mund të funksionojë në formën e tanishme pa punëtorët shtesë.

Shefja e Agjencisë Federale të Punë, Andrea Nahles, bën thirrje për më shumë emigracion në Gjermani. “Për shkak të ndryshimit demografik, nuk ka asnjë skenar ku mund t’ia dalim pa emigracion të madh”, tha Nahles për gazetën Süddeutsche Zeitung. “Gjermania është një vend imigrimi.” Republika Federale ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë shtesë dhe punëtorë të kualifikuar në vit, shtoi ish-shefja e Partisë Socialdemokrate (SPD), tani drejtuese e Agjencisë Federale të Punës.

Nahles: Ende shumë pengesa për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj ende duhet të kapërcejnë një numër relativisht të madh pengesash për ardhjen në Gjermani. Kjo fillon me pengesat në lëshimin e vizave dhe kalon përmes zyrave të imigracionit me staf të pamjaftueshëm e deri tek njohja e diplomave dhe barrierat gjuhësore. Prandaj, politikanët duhet të veprojnë dhe t’i lehtësojnë gjërat, mendon Nahles. Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është çështja qendrore e tregut të punës.

Schnitzer: Lehtësimi i marrjes së shtetësisë “absolutisht i mirëpritur”

Në këtë kuadër, kryetarja e ekspertëve ekonomikë, Monika Schnitzer, mbështet reformën e ligjit të shtetësisë të planifikuar nga qeveria federale. Marrja më e lehtë e shtetësisë forcon integrimin e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, tha për gazetat e grupit Funke kryetarja e këshillit të ekspertëve, duke folur për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. “Në funksion të ndryshimit demografik dhe mungesës në rritje të punëtorëve, në veçanti punëtorëve të kualifikuar, kjo është padyshim për t’u mirëpritur.”

Shoqata Federale e Bizneseve të Mesme (BVMW) gjithashtu mbështet këto plane. Reduktimi i pengesave burokratike në natyralizimin e inxhinierëve të softuerëve si dhe personelit të infermierisë mund të jetë një avantazh i rëndësishëm për ardhjen dhe mbetjen e tyre në Gjermaninë në terma afatgjatë, tha Drejtori i rrjetit editorial Gjermani (RND) Markus Jerger.

Qeveria federale dëshiron të ulë pengesat ligjore për marrjen e shtetësisë gjermane. Në të ardhmen, duhet të jetë e mundur të merret shtetësia pas vetëm pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, në vend të tetë vjetëve siç është tani. Në rastin e “arritjeve të veçanta të integrimit” kjo duhet të jetë e mundur pas tre vjetësh. Partitë e Unionit e refuzojnë.

Ndërkohë, Enti Federal i Statistikave njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2022, më shumë se një milion njerëz me shtetësi të huaj kanë ardhur në Gjermani. Emigracioni neto nga janari deri në qershor ishte 1.046.000, sipas zyrës me seli në Wiesbaden. Kjo është vlera më e lartë brenda një gjysmë viti, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Popullsia në Republikën Federale u rrit me 2.9 milionë nga fundi i vitit 2014 deri në mes të vitit 2022. Por numri i njerëzve me shtetësi gjermane është zvogluar, thonë statisticienët. Rritja është kryesisht për shkak të migrimit të refugjatëve nga rajonet e përfshira në luftë dhe dhunë, si në Siri, Afganistan dhe Irak në 2015/2016. Por numri këtë vit është shtuar veçanërisht për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, e flukse mjaft të mëdha ka edhe nga vendet e BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Polonia,etj.

Ndërsa Shqipëria zë vendin kryesor nga Ballkani Perëndimor për emigrim.

Njerëzia e thjeshtë po ikën nga vendi, ndërsa për çudi oligarkia fërkon duart nga fitimet kolosale edhe nga kjo ikje sepse po marrin punëtorë nga Afrika, Bangladeshi, Siria,etj që i paguajnë pak dhe që nuk ngrihen në protesta për jetesë më të mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit