Home Bota Gjermania mir...

Gjermania miraton planin e masave për kursimin e energjisë gjatë dimrit

51
0

Gjermania ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë gjatë sezonit të dimrit. Sipas masave ndriçimi dhe ngrohja do të kufizohen në ndërtesat publike. Qeveria synon të ulë përdorimin e gazit me 2%.

Duke filluar nga shtatori, ndërtesat publike, përveç spitaletve dhe institucioneve të ngjashme, do të ngrohen në maksimum 19 gradë Celsius dhe ngrohja mund të fiket plotësisht në hyrje, korridore dhe holle.

Monumentet dhe ndërtesat publike gjithashtu nuk do të ndriçohen për arsye estetike dhe bizneseve mund t’u ndalohet të mbajnë dyqanet e tyre të ndriçuara gjatë natës. Ngrohja e pishinave private gjithashtu mund të ndalohet.

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë tha se ky plan masash mund t’u kursejnë familjeve private, kompanive dhe sektorit publik rreth 10.8 miliardë euro gjatë dy viteve dhe është pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë e Gjermanisë nga gazi rus.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit